Dosja Gervalla
http://pashtriku.beepworld.de/dosjajgervalles.htm
SI U THEMELUA "LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI - MË 17. II. 1982?"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/dokumentbashkimilnkshj-pkmlshj_17.2.08.htm
# Xhafer SHATRI: "JUSUF GËRVALLA:NEVE NA VRAU UDB-a JUGOSLLAVE!"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/xhafershatri_gervalla.nevenavrauudba_17.1.08.htm
Der Spiegel, 25. I. 1982: E TËRA DUKEJ SI PAS NJË EKZEKUTIMI
http://www.beepworld.de/members/pashtriku/derspiegel.htm
Xhafer DURMISHI: „ORGANIZATAT POLITIKE SHQIPTARE NË EVROPË 1979 -- 1985"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/xhefaerdurmishi_mozaikupolitikimrgatsshqiptare_16.1.08.htm
Ibrahim KELMENDI: ATENTATET E ZBULUARA
http://www.beepworld.de/members/pashtriku/ikelmendiperjusufin.htm
# Faredin TAFALLARI: ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ VRASËSIT TË JUSUF E BARDHOSH GËRVALLËS DHE KADRI ZEKËS (!?!)
http://www.beepworld.de/members/pashtriku/shatriperjgervallen.htm
# Kadri REXHA: „RRUGA LETRARE E JUSUF GËRVALLËS"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/kadrirexha_krijimtariaejgervalles_16.1.08.htm
Mr. sc. Myrvete DRESHAJ -- BALIU: „DIMENSIONI KOMBËTAR DHE KRIJUES I JUSUF GËRVALLËS
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/myrvetedreshaj_baliu_dimensionikombetarijgervalles_16.1.08.htm
Gusht 1981: "KOMUNIKATË E KOMITETIT QENDROR TË LËVIZJES NACINAL-ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/komunikataelnckgusht81.htm
Ramadan PLLANA: „JUSUF GËRVALLA ME SHOKË -- YJE TË PASHUARA"
http://pashtriku.beepworld.de/files/Gervalla/Gervalla08/ramadanpllana_jusufgrvallameshok_15.1.08.htm
Kthehen në vendlindje eshtrat e dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Prishtinë, 18 shkurt 2002
Nga agjencitë informative dhe mediat shqiptare bëhet me dije se 24 shkurti i ketij vitit (2002) do të jetë dita e atdhesimit të eshtrave të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
Në një njoftim për Kosovapressin, në emë të familjes, djali i atdhetarit Jusuf Gërvalla, Premtoni, ka bërë të ditur se 24 shkurti i këtij viti do të jetë dita kur në vendlindjen e tyre, në Dubovik të Deçanit, do të bëhet rivarrimi apo atdhesimi i eshtrave të vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
"Kanë kaluar njëzet vjet, që nga nata e 17 Janarit 1982, kur në pabesi të plotë, u vranë këta tre dëshmorë të kombit shqiptar nga dora e zezë e UDB-së jugosllave dhe po aq vite, që kur familja dhe shokët e tyre u detyruan që ata t'i varrosin në Shtutgart të Gjermanisë, pasi që trupat e tyre nuk u lejuan të ktheheshin në vendlindje, në Kosovë", thuhet në fillim të njoftimit të Premton Gërvallës drejtuar Kosovapressit.
Pas njëzet vitesh nën dhe të huaj dhe larg vendlindjes së tyre të dashur, sot, ka ardhur dita që Kosovës t'i kthehen bijtë e saj më të devotshëm, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me këtë rast, Familja Gërvalla njofton të gjithë të interesuarit se varrimi i Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës do të bëhet më 24 shkurt 2002, në varrezat e fshatit Dubovik (komuna e Deçanit), pra në vendlindjen e tyre, aty ku me zemër të hapur nga plagët e njëzet viteve të shkuara do t'i presë nëna Ajshe, në fund të njoftimit.
Ndërkohë, në një njoftim të lëshuar nga Familja e Kadri Zekës, bëhet e ditur se po më datën 24 shkurt, por në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, do të bëhet rivarrimi i eshtrave të Kadri Zekës. "Ne, familja e Kadri Zekës, kishim dëshirë dhe u angazhuam që Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka të rivarroseshin bashkë, por për shkaqe që nuk vareshin nga ne, kjo nuk u bë e mundur. Shpresojmë se ata një ditë, megjithatë do të prehen bashkë në varrezat e dëshmorëve të lirisë, ashtu siç vepruan dhe ashtu siç duan shumë e shumë bashkëveprimtarë të tyre. Me këtë rast dëshirojmë ta shprehim respektin tonë për të gjithë ata qindra e mijëra njerëz, të cilët për njëzet vjet me radhë bënë homazhe tek varrezat e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës dhe të për të gjithë ata të cilët ishin pranë nesh në kohë shumë të vështira. Duke shprehur po ashtu bindjen tonë se çështja e rivarrimit të tyre nuk do të duhej t'i takonte familjes, shfrytëzojmë rastin t'i falënderojmë të gjitha subjektet dhe asociacionet e ndryshme, të cilat u interesuan dhe po angazhohen për organizimin e këtij rivarrimi", thuhet në fund të njoftimit të familjes së atdhetarit Kadri Zeka.
Tags: DOSJA GERVALLA KOSOVA VETEVENDOSJE UCK ADEM JASHARI DEMACI ALBIN KURTI