Homepage
Advertisment
MOUSE PAD
ONLY
$0.99



MOUSE PAD
ONLY
$0.99



MOUSE PAD
ONLY
$0.99



MOUSE PAD
ONLY
$0.99



MOUSE PAD
ONLY
$0.99



MOUSE PAD
ONLY
$0.99




Xhelal Xheladini - Cdo nat ne enderr me vjen

Tags: xhelal xheladini
Unikkatil prodhuar nga D.u.n.d.A

Tags: Unikkatil- by D.u.n.d.A
tanusha@servis.it

Tags: tanushaservis
Arben Xheladini Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale. Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit 'Iliria', nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën 'Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje'. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre. Lavdi Arben XHELADINIT, dëshmor i vullnetit për liri dhe vetëvendosje!

Tags: romania unmik romanian killerpolice kill Arben Xheladini kosovo kosova vetevendosje vetvendosje SHPK stupcat kosovar
Per te gjithe ata qe dashuria u ka mbetur vetem ne enderr

Tags: world music
me nje darsem

Tags: Xushi
thmija tu rrzu ne ara

Tags: lubishta
Varrosen dy dëshmorët e vullnetit të popullit Të shtunën me 10 Shkurt, u ballafaquam me kuptimin e plotë të drejtësisë dhe të drejtave njerëzore të aplikuar nga KB (UN). Arben Xheladini nga Prishtina dhe Mon Balaj nga Besiana kanë vdekur të dielën me 11 shkurt. Ata u qëlluan nga policia gjatë demonstratës tonë paqësore të organizuar me 10 shkurt. Ne nderojmë kujtimin e tyre. Ata vdiqën sepse kishin guximin për të shprehur vullnetin e tyre për vetëvendosje dhe liri. Me qindra njerëz morën pjesë në varrimin e Arbenit në ditën e djeshme për të treguar respektin e tyre, dhe me mijëra shkuan sot në funeralin e Mon Balajt në Besianë. Babai i Arbenit tha që ai shpresonte që djali i tij do të jetë martiri i fundit që do të vdes në këtë mënyrë për lirinë e Kosovës. Glauk Konjufca u ftua nga familjarët e Arbenit për të folur në ceremoninë e varrimit. Ai tha , 'Arben Xheladini u qëllua nga një revolver që mbante emrin e Policisë Ndërkombëtare dhe Shërbimit Policor të Kosovës. UNMIK-u i cili kontrollon policinë është dora që tërhoqi këmbëzën e këtij revolveri.' Biografitë e Monit dhe Arbenit http://www.vetevendosje.org/sh/index.php?option=com_content&task=view&id=896&Itemid=335 Lëvizja VETËVENDOSJE!

Tags: VETEVENDOSJE KOSOVA LIR CLIRIMTARE Reçak ADEM JASHARI DEMACI ALBIN KURTI FLORIN ADRIAN KRASNIQI LIRI DEMOKRACI UCK
MC-Xheladini

Tags: MC-Xheladini
Demonstrata e 10 shkurtit. Dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës iu përgjigjën ftesës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ta demonstruar vendosmërinë tonë në kundërshtim të pakos së Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale të Kosovës që e bën kjo pako, vetëm e vetëm për ta mbajtur Kosovën si pjesë të Serbisë. Policia i bllokoi rrugët ku marshonin demonstruesit paqësor dhe intervenoi dhunshëm kur demobstruesit deshën të kalojnë për ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vranë, ndërsa 82 demonstrues të tjerë u plagosën, disa rëndë, nga plumbat e gomës që i përdori policia. 15 demonstrues u arrestuan. Të shtunën në orën 14:30 ne i udhëhoqëm aktivistët tanë dhe njerëzit nga të gjitha anët e Kosovës në një marsh paqësor nëpërmes qendrës së Prishtinës. Marshi ynë ishte planifikuar të fillojë në orën 14:00 por u vonua për shkak se autobusët që ne kishim organizuar për qytetarët jashtë Prishtinës u ndaluan në mënyrë sistematike dhe u kontrolluan nga ana e KFOR-it. Një autobus nga Skënderaj u dërgua në bazën e KFOR-it dhe u mbajt atje derisa u kontrolluan dokumentet e njerëzve brenda autobusit. Ky është kuptimi i vërtetë i lëvizjes së lirë dhe të drejtës së lirë për grumbullim/protestim në Kosovë. Një kordon i madh i policisë kishte bllokuar rrugën që çon në ndërtesën e UNMIK-ut. Ne nuk u konfrontuam me atë kordon sepse rruga jonë, sikurse edhe me 28 Nëntor, ishte të kalojmë kah Nëna Tereze dhe ndërtesa e qeverisë, dhe pastaj të vazhdojmë në rrugën kryesore të Prishtinës të kalojmë ndërtesën e UNMIK-ut, dhe të kthehemi në zyren tonë. Kur arritëm afër ndërtesave qeveritare, një kordon i madh i policisë kundër protestave me tanke kishin ngritur barrikada në rrugë. Ne ndaluam te barrikada. Pati një numër fjalimesh. Pastaj, Albini kërkoi nga policia ta lirojnë rrugën në mënyrë që të vazhdojmë marshin tonë në mënyrë të qetë dhe paqësore përgjatë rrugës së njëjtë të cilën e përshkuam me 28 Nëntor. 'Këto janë rrugët tona' tha ai. Nëse rruga nuk do të lirohej, vazhdoi ai njerëzit do të vazhdojnë të marshojnë dhe do të thyenin barrikadat dhe kordonin e tyre. Policia refuzoi ta lironte rrugën. Aktivistët filluan të bërtasin 'hapeni rrugën, hapeni rrugën' dhe pastaj larguan barrierat, dhe duke lidhur duart, u shtynë me kordonin policor. Nuk kishim armë përveç trupave tanë. Menjëherë, njësitë speciale ndërkombëtare filluan të gjuajnë gazin lotsjellës, dhe të gjuajnë me plumba të gomës dhe ata nga plastika, duke përfshirë plumba metali të veshur me gomë. Nuk kishte fare distancë në mes policisë dhe protestuesve. Ulpiana Lama, zëdhënësja e kryeministrit, përshkroi ndërhyrjen e policisë si proporcionale dhe profesionale. Tani ajo ndodhet në 'pushime'. Stephen Curtis, Komisionari Ndërkombëtar i Policisë, pretendonte që ne kishim për qëllim të hynim në ndërtesën e qeverisë dhe prandaj ishim përgjegjës për krijimin e konfliktit. Qëllimi ynë nuk ishte kurrë të hynim në ndërtesë. Ne ishim të paarmatosur! Albin Kurti deklaroi qartë se ne kërkonim nga policia ta lironte rrugën në mënyrë që të vazhdonim marshin tonë. Policia e UNMIK-ut pretendoi që reagimi i tyre ishte i nevojshëm sepse në protestën tonë të fundit, me 28 Nëntor, u thyen disa xhama të ndërtesës së Qeverisë, asaj të Kuvendit dhe të UNMIK-ut. Prandaj, për shkak që u thyen 17 dritare dy muaj më parë, u pa e domosdoshme që të vriten qytetarët? Policia nuk ka ndihmuar të plagosurit. Ata bile qëlluan kanistra me gaz lotsjellës në tri Ambulanca të Kryqit të Kuq kur ato ishin të vendosura në mes të turmës dhe radhëve të policisë, duke penguar kështu njerëzit t'iu afrohen atyre. Pas sulmit të parë, njerëzit u rigrupuan afër Hotelit Iliria. Policia vazhdoi të afrohej, duke qëlluar me plumba gome dhe plastike, si dhe me gaz lotësjellës. Ata përdoren dy lloje të gazit lotsjellës. Njerëzit u plagosën dhe lënduan nga kanistrat e gazit lotsjellës që fluturonin në ajër, dhe nga ato më të mëdha dhe më vdekjeprurëse, të qëlluara horizontalisht. Kjo betejë zgjati për gati 4 orë, derisa Albin Kurti kërkoi nga masa e njerëzve të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të prisnin për organizimin e demonstratës së radhës. Aktivistët u kthyen në selinë tonë ku menjëherë mbajtën një konferencë shtypi për të dënuar përdorimin e tmerrshëm të dhunës nga ana e policisë. Pas gjysmë ore dhe pasi që mediat ishin larguar; policia speciale thyen zyren tonë, hodhi gaz lotsjellës brenda zyrave, dhe i detyroi të gjithë aktivistët e pranishëm të shtriheshin përtokë në mënyrë që të arrestonin Albin Kurtin. Gjatë rezistimit të arrestimit u lëndua rëndë aktivistja Shkurta Aliu, e cila u godit me bombolë gazi në pjesën e pasme të kokës. Ajo u dërgua në qendrën emergjente e alivanosur. Njëkohsisht lëndime të lehta pësuan edhe disa aktivistë të tjerë aty kryesisht nga gazi dhe shufrat e gomës.

Tags: VETEVENDOSJE UCK ALBIN KURTI
Ku 2 u vrane Arben Xheladini dhe Man Balaj kurse 82 te tjere u plagosen. Nga policia rumune, te cilet enden te lire ne vendin e tyre dhe dekorohen.

Tags: vetevendosje vetvendosje abdevelop Levizja Vetevendosje
You went with someone else... by Fadil

Tags: fadil xheladini keca
http://www.un.org/icty/indictment/english/mil-2ai011029e.htm : MaleSMAJLAI, Ahmet 60 MaleSYLA, Sheremet 37 Male SYLA, Shyqeri Male XHELADINI, Bajram Male ZYMERI, Njazi Male Schedule B Persons Known by Name Killed at Bela Crkva / Bellac��v�� 25 March 1999 Name Approximate Age Sex BEGAJ, Abdullah 25 MaleBERISHA, Murat 60 MaleGASHI, Fadil 46 MaleMORINA, Musa 65 Male POPAJ, Abdullah 18 MalePOPAJ, Agon 14 MalePOPAJ, Alban 21 MalePOPAJ, Bedrush 47 MalePOPAJ, Belul 14 MalePOPAJ, Ethem 46 MalePOPAJ, Hazer 77 MalePOPAJ, Hyshi 37 MalePOPAJ, Irfan 41 MalePOPAJ, Isuf 76 Male POPAJ, Kreshnik 18 MalePOPAJ, Lindrit 18 MalePOPAJ, Mehmet 46 MalePOPAJ, Mersel 53 MalePOPAJ, Nazmi 45 MalePOPAJ, Nisim 35 MalePOPAJ, Rrustem MalePOPAJ, Sahid 40 MalePOPAJ, Sedat 47 MalePOPAJ, Shendet 17 MalePOPAJ, Vehap 58 MalePOPAJ, Xhavit 32 Male SPAHIU, FNU (daughter of Xhemal) Female SPAHIU, FNU (daughter of Xhemal) Female SPAHIU, FNU (daughter of Xhemal) Female SPAHIU, FNU (daughter of Xhemal) Female SPAHIU, FNU (wife of Xhemal) FemaleSPAHIU, Xhemal MaleZHUNIQI, Abein 37 MaleZHUNIQI, Agim 51 Male ZHUNIQI, Bajram 51

Tags: SLOBODAN MILOSEVIC MILAN MILUTINOVIC NIKOLA SAINOVIC DRAGOLJUB OJDANIC VLAJKO STOJILJKOVIC
Pages: