pics of arberesh villages, costumes, festivals etc throughout Italy. The audio is a fairy tale told in the dialect of Piana degli Albanesi in Sicily.
Text:
Një herë e një herë ishën di motra plaka sternë e shumë të vapka, çë rrijën bashkë te një shpi.
Një ditë u ndoth të shkoj atje i biri i rregjit, i çili pa një zogë shumë të bukurë; ai e vrau e zoga humbi te një gav�rë e vate e sosi te këmbët e plakavet.
I biri i rregjit i ra derës e lipi zogën. Njera nga ato plaka zuri zogën me di glishtra e ja dha. I biri i rregjit pa ata di glishtra e ju gëzua.
Si u pruar te hora e tij ai i tha atire që kish bashkë: - jecni mirrni plakën se e dua për nuse -.
Ata u nisën e vanë. Ashtu si arrun plaka i tha - Mënt të jet kurr se i biri i rregjit më do mua për nuse?- e ata: - urdhëri ishtë ki, ti ke të vish me ne; - ajo u përgjegj: - nga isht� kështu lemni të stolisem.
Strata ish e glatë e plaka thëshëj vet me vetin: - Kush e di si ka të më sosënj! . - Ndër këtë shkuan tri fatëje, të qilat, kur panë plakën, ish e vdisjën me gazet. E para tha: - Të bëhesh vajz� kartëmbëdhjetë vjetësh. E dita tha: -Të bëhesh më e bukurë se hënxa! E e treta: - Ajo xhëllonë që ke e arnuame të� bëhet ncilonë ari -. Të thënit, të klënit!
I biri i rregjit, ashtu si e pa, këndroi me goj� të haptë.
Martesa u bë me madhëri të parrëfjeshme.
Nani lëm për pak atë nuse e marrjëm të motrën e saj. Ajo deshi të vej te hora të kërkoj të motrën. Ashtu si arruri te hora, pa një zonj të bukurë si hënxa e qila i thëshëj: - O ti plak�, o ti plak� më njeh ti mua? Jam jotë motër. Ajo i tha: - Zotrote do të më bënj të qesh? - Jo, u të flas me gjithë shtatë fletët e shpirtit! .- e i rrëfiejti gjithqish.
Plaka ngë i pati besë se klënë fatëjet që e bën e bukur, e qosme e e re; ajo ndëlgoj se kish klënë i biri i rregjit e shtu mori haromët që i dha e motra e u nis.
Ndër këtë e pa një kopil, ai, që ish skartrë, kur pa gjithë ato harom? i tha plakës: - Ngë kle i biri i rregjit që bëri tët motër e re po kelva u. E ropa, i nxora likurën e vjetër pranë i shkova te mishtë një të lier e, te sa ka që te thom, ajo u bë ashtu si e pe ti.
Plaka vate me kopilin te shpia e tij; kur arrun te shpia, ai i tha plakës: - Të dish se dhëmbjet janë të forta! E ajo u përgjegj: - Prap si e re kush do të shkonj dhëmbje t'forta ka të duronj!
Ai zuri të e ripëj ka ballet po kur arruri te ana e zëmbrës, plaka shturi një lurimë e vdiq.
Fjala e motshëme thot me të drejt se nganjeri ka fatin i tij: po her' e herë fatin tën e bëjëm na me duart tona.
(adattato da "Dy motrat" di G. Schiró)
Tags: piana degli albanesi santa cristina gela arbëresh albania siculo-albanian sicily