TIRANË- Procesi në ngarkim të "Bandës së Cërrikut" vijoi të martën në Gjykatën e Krimeve të Rënda me dëshminë e njërit prej të pandehurve për ngjarjen e rëndë në 1997 në qytezën e Cerrikut, ku, si pasojë e një sulmi me armë zjarri u vranë 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën disa punonjës të Policisë së Shtetit në tentativë për vendosjen e rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë seancës së sotme, i pandehuri Bujar Buzani tregoi ngjarjen e ndodhur disa vite më parë duke implikuar edhe të pandehur të tjerë në ngjarjen e rëndë në Cërrik. Dëshmia e tij, është cilësuar si një nga provat e forta të prokurorisë për çështjen në fjalë.
Në këtë proçes janë marrë me cilësinë e të pandehurit Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Entel Gashi.
Këta persona, shumë prej tyre të arrestuar vitin që shkoi nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda akuzohen ndër të tjera për "vrasje në rethana të tjera cilësuese në bashkepunim".
Video nga Flamur Vezaj
Tags: Gjykate pandehur akuze senace ngjarje