♥ Nje nga kenget e mia te preferuara shqiptare nga kantautori Edmond Mancaku.
Ne te vertete kjo kenge e ka nje video zyrtare, por ne mungese te saj ne YouTube, ju ftoj te ndiqni kete montazh.
Diten e lame
puthjen e nates e dhame
dhe nje lamtumire
ne heshtje ne e thame
Duket si enderr ky cast
qe nje mengjes pret ta largoje
dhe serish ne buzet e saj
puthjen time pres ta zgjoje
pres ta zgjoje...
Naten e lame
duke pritur mengjesin t'agoje
me shpresen e tretur ne terr
se mos endrra ishte nje loje
Por tashme gjithcka ish e kote
kur mendoj se tashme nuk je
kete dhimbje te heshtur o nate
vetem henes une ja tregoj
ja tregoj...
U larguam pa thene asnje fjale
s'di pse at' cast ndjeva mall
per aromen e trupit qe fle
ne tjeter shtrat ne tjeter ndjenje,
E floket kur era e lehte
binin mbi diten ne naten e nxehte
ne at' enderr qe zgjon dashuria
ne gjumin qe s'fle
U larguam pa thene asnje fjale
s'di pse ate cast ndjeva mall
per netet dhe yjet pa faj
dhe per cdo enderr qe qiellit ja lame
U larguam dhe loti na ndau
per t'mos qene si me pare,
por dy kalimtare te rastit qe flasin nen ze...
Ref:
Dikur ishim ne qe terrin e ndame
tani yjet zot te nates jane
Dikur ishim ne qe qiellit i lame
at' premtim qe ti dhe une s'e mbajme.
Dikur ishim ne qe terrin e ndame
tani yjet zot te nates jane
Dikur ishim ne qe qiellit i lame
ate premtim qe ti dhe une s'e mbajme...
Tags: edmond mancaku nate rock shqiptar romantik ne OneTrueMedia premtim